Durrës – Përplasen dy motorrë, një i vdekur

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në aksin Sukth- Manëz. Grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë shpejtësia e lartë. Si pasojë, ka humbur jetën Selim Lushi, 37-vjeç nga fshati Vadardh i Durrësit, kurse i plagosuri është U.Kurti, 25-vjeç. Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

Advertisement