Durrës – Diskutohet për planin strategjik urban për zhvillimin e qytetit

Debati është përqendruar në pikat e forta të qytetit, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet që po i kanosen me një pikëpamje të lidhur ngushtë me një zhvillim të qëndrueshëm. Kryebashkiaku Vangjush Dako, tha se ky nuk do të jetë i vetmi takim. “Është një plan strategjik për zhvillimin e qytetit, është një plan për të ardhmen e tij me një kuadër 25 vjeçare dhe për të qenë sa më transparent ne kemi nisur sot takim e parë për të diskutuar dhe sqaruar pikat e nxehta të qytetit, drejtimin që ai duhet të marri si edhe nevojat që kanë qytetarët”- tha kryebashkiaku i Durrësit Dako. Gjatë takimeve të ekpsertëve në degët urbanistikë, mjedis, ekonomi urbane, transport dhe infrakstrukturë janë paraqitur sipas zyrës së projektimit pikat e forta dhe të dobëta të qytetit. Ndërkohë që edhe grupet e interesit kanë diskutuar për elementë të ndryshëm të qytetit. Plani strategjik urban për qytetin e Durrësit është projektuar për 20 vitet e ardhshme.

Advertisement