Durrës – Burg pa afat për vrasësin e mjekut

Trupi gjykues ka vendosur masën e arrestit, “burg pa afat”, për 48- vjecarin Ali Lorja, i cili akuzohet për vrasjen e tre ditëve më parë të mjekut Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit. Mësohet se Lorja ka dëgjuar me vëmendje vendimin e masës së sigurisë së trupit gjykues dhe nuk ka dhënë asnjë pretendim por gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur. Lorja akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai qëlloi me pistoletë disa herë në kokë mjekun radiolog Fatmir Thaçi në zyrën e këtij të fundit në Spitalin e Durrësit.

Advertisement