Durrës – Berisha, luftë varfërisë me zero tolerancë

“Të punojmë të gjithë së bashku, të kërkojmë votën e shqiptarëve se anëtarësimi në NATO është ndryshim, se dyfishimi i pensioneve është ndryshim, se aplikimi për statusin e kandidatit është ndryshim. Të gjithë ata që kërkojnë këtë ndryshim, të votojnë për ne dhe të bindin të tjerët se ndryshimi jemi ne, se ne po ndryshojmë Shqipërinë”, ka deklaruar Berisha. Kryeministri i shpalli luftë me zero tolerancë varfërisë, duke premtuar se rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve dhe punësimi i qytetarëve do të jenë dy prej pikave kryesore të programit në mandatin e dytë qeverisës.

Advertisement