Durrës – Banorët padisin Gjergj Bojaxhiun

Ata e kanë konfirmuar vetë publikisht lajmin, duke bërë me dijeni se denoncimin e kanë kryer edhe ndaj forcave të policisë, të pranishme gjatë konfrontimit të tyre ndërsa tentonte të niste aksioni për prishjen e banesave pa leje. “Kërkojmë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të shqyrtojë rastin e sulmit policor ndaj nesh si edhe të marrë në konsideratë faktin se përse nuk zbatohet ligji i legalizimeve në zonën tonë”, deklaruan ata lidhur me padinë kundër Bojaxhiut. Ndërkaq, para disa ditësh, ata u përplasën me forcat policore dhe rezultuan të arrestuar 9 prej tyre, të cilëve më tej, u është komunikuar edhe masa e sigurisë Konkretisht, gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Albert Kukajn, 20 ditë burg për Bujar Hysën e 30 ditë burg për Pjetër Kacin të cilët akuzohen për organizim mitingjesh të paligjshme, për bllokim të rrugëve dhe pengim të qarkullimit rrugor, për goditje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë në bashkëpunim si dhe për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.

Advertisement