Durrës | Arrestohet përgjegjësi i incidentit elektoral në Sukth

alt

Personi i ndaluar është Albert Hoxha, 32 vjeç, banues në Sukth, ndaj të cilit tashmë rëndon vepra penale e kanosjes, dëmtimeve të tjera me dashje, prishjes së rendit e qetësisë publike, si dhe armëmbajtjes pa leje. Nga ana tjetër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për këta persona: G.Donshi, 37 vjeç; D.Muharremi, 37 vjeç; F.Meziu, 35 vjeç; që të tre banues në Sukth të Durrësit. Personat në fjalë, akuzohen për veprat penale të kanosjes, dëmtimeve të tjera me dashje dhe prishjes së rendit e qetësisë publike. Ata do të ndiqen penalisht për përfshirje në ngjarjen e ndodhur dje rreth orës 17.20 në Sukth, ku dy grupe simpatizantësh u konfliktuan me njëri-tjetrin për shkak të vendosjes së shenjave identifikuese të subjekteve përkatëse elektorale. Nga ana e policisë, vazhdon puna në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Advertisement