Durrës – Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Kontrolli në banesën e tij, u mundësua pas një konflikti që ai ka patur me djalin e tij, Namir Dervishi, 35-vjeç. Të informuar për këtë, forcat policore kanë shkuar menjëherë në banesën e tij, aty ku edhe kanë gjetur automatikun me numër 0780087-89, si edhe dy krehërit me fishekë automatiku me 51 copë model 56 kal.7.62, të cilët i kishte pa leje. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Advertisement