Durrës – Aksidentohen tre maturantë, humb jetën 18 vjecari

Ka qenë Klajdi Nina, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip “Alfa Romeo” me targë TR 4241, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me trafik-ndarëset. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ai ka gjetur vdekjen 30 minuta pas ndodhjes së aksidentit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dy pasagjerët e tjerë të këtij automjeti, M.D dhe Amarildo Lamaj, që të dy 18 vjeç dhe banues në Tiranë, ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore. “Të tre personat janë shokë klase maturantë dhe ndodheshin në Durrës për të festuar “mbrëmjen e maturës”, citojnë burimet policore.

Advertisement