Dukesha dhe patatet

Gjatë vizitës së saj në Newcastle, Kate bëri një tur në Parkun Elswick shoqëruar nga kopshtarja Emma Hughes. Teksa admironte panoramën, Dukesha ka pranuar se dashuron të merret me kopshtari. “Kate i rrit vetë patatet. Ishim duke gërmuar patatet në kopësht dhe po më pyeste shumë rreth tyre. Ajo më tha se patatet e saj këtë vit ishin të vogla dhe jo kaq të mëdha sa tonat”,- ka rrëfyer Emma.

Vitin e kaluar është raportuar se Kate pëlqente të bënte vetë reçel, madje disa burime të brendshme kanë zbuluar se ajo u ka dhuruar për Krishtlindje anëtarëve të familjes mbretërore kavanoza me reçel të bërë vetë. “Kate e di që Mbretëresha është shumë e dhënë pas paisjeve teknologjike, por William i ka sugjeruar që të jetë e thjeshtë në dhurata dhe t’i dhurojë gjëra si psh. reçel të bërë vetë”,- ka rrëfyer para një viti një burim për revistën OK!.

Advertisement

Duke qenë se u zbulua në pasion i ri, të shohim nëse këtë vit, Kate Middleton do t’i dhurojë familjes mbretërore thasë me patate…