‘Duhet të bëjmë 3 punë për të përballuar jetesën’, balerina e njohur: S’jam pranë familjes as në ditë festash!

Balerina e njohur Enada Hoxha ishte e ftuar sot në “Krishtlindje te Syri” me Hilda Goricën në Syri Tv ku ka folur gjërë për jetën e saj profesionale po ashtu edhe private.

Enada shprehet se jeta e një artisti aq sa e bukur dhe me emocione është, po ashtu dhe tepër e vështirë përsa i përket pjesës financiare.

Advertisement

Si një artiste ajo shprehet se për të përballuar jetesën i duhet të bëjë tre punë.

“Artisti sa të bukur e ka jetën, me emocion dhe duartrokitjet e njerëzve, aq tq varfër e ka nga ana tjetër. Pra, artisti lind dhe vdes i varfër. Ne si artistë duhet të bëjmë 3 punë për të përballuar jetesën dhe kjo është shumë e vërtetë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Enada është shprehur nga se angazhimi i tepërt në punën nuk mund të jetë prezente në familjen e saj në momente festash, teksa shprehet se dhuratat që mërr nga të dashurit e saj ajo i ruan si një gurë të çmuar

“Punë e mbyll në orë të vona. Është e bukur sepse unë kështu e kuptoj, profesionin tim, të punosh deri vonë por të frenon porsa i përket rastit të festave që ti nuk je prezent në familje në ditët kur vërtet festohet. Nuk jeni në momentin kur ti në rastin konkret duhet të bah pemën e vitit të ri, që është bërë dhe unë nuk kam qënë pjesë e këtij gëzimi. Këto gjëra tashmë unë i anashkaloj edhe pse më pëlqen bukuria e festave por jam e ngjeshur me punë dhe e festoj së bashku me punën.

Unë bëj më shumë dhurata sesa marr, dhe i bëj me shumë kënaqësi. Mezi pres që të vijë një festë e caktuar për një person të dashur të familjes apo edhe një mikeshe dhe si e si dhurata ime të jetë shumë speciale për të. Dhuratat që kam marrë janë shumë shpirtërore, të mara nga njerëz që e ndjej vërtet që më duan dhe më respektojnë. Personat që më kanë bërë dhurata që unë mendoj se janë special për mua unë sot e kësaj dite i kam të ruajtura të gjitha, nuk i përdor, i ruaj si gurë të çmuar“, tregon Enada