Duel i hapur

Këto dy javët e fundit hedhja në treg e një versioni të përmirësuar të Iphone nga APPLE dhe Pre nga PALM, kanë nxitur konkurencën në kompanitë kryesore të një tregu që ndodhet në vështirësi. “Jemi duke hyrë në një nga tremujorët me konkurencën më të madhe që është parë ndonjëherë”,- ka thënë analistja e Gartner. Stina e verës shpesh zgjidhet nga prodhuesit për të prezantuar prodhimet e rinj, në mënyrë që të kenë pikun e shitjeve në 3 mujorin tetor – dhjetor. Normalisht tregu i celularëve duhet të pësojë ulje me gati 10 %, për shkak të krizës, por tregu i smartphonëve parashikohet të pësojë rritje në 10 – 20%. Kjo rritje është pasojë e produkteve gjithnjë e më tepër tërheqës që nxirren në treg nga kompanitë kryesore. “Kërkesa e përdoruesve për shërbime gjithnjë e më të mira është rritur, pamvarësisht kushteve ekonomike kritike. Lëvizja e Nokia dhe Samsung për të shitur produktet smart me çmime të përballueshme është padyshim shumë e zgjuar”,- ka thënë Ben Wood, drejtor i qendrës së kërkimeve CSS Insight. Samsung ka nxjerrë në treg 4 modele të rinj Omnia të gjithë me software Windows Mobile të Microsoft. Gjithashtu ka lançuar dhe modelin JET që dallon nga 150 modelet që kompania hedh çdo vit në treg, pasi ka një ekran shumë të madh touch screen, me një display të gjeneratës së re dhe një procesor shumë të përmirësuar për të mundësuar navigimin e shpejtë në internet. Kompania nuk i ka bërë publike çmimet e celularëve të rinj, por analistët mendojnë për një shifër mesatare. Ndërkohë NOKIA ka ka lançuar 3 modelet e rinj, përfshirë dhe një me ekran touch screen, modelin 5530 Xpressmusic që do të shitet me 280 euro.

Advertisement