Dua meshkuj 40 vjeçarë!

“Kam dalë edhe me meshkuj të rinj dhe me meshkuj mbi të 40‐at, dhe mendoj se këta të fundit më kuptojnë më mirë. Për momentin jam single, sepse nuk është e drejtë të kesh një lidhje kur nuk je e vendosur në një vend. Jam duke dalë me meshkuj, por asgjë serioze”,‐ ka thënë Joss për britanike YOU.

Joss gjatë intervistës për YOU ka rrëfyer dhe se nuk i vinte aspak keq për prishjen e kontratës me shtëpinë diskografike e si rrjedhojë humbjes prej 1 milion Pound. “Janë thjesht para. Kam qenë mjaftueshëm në këtë biznes për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme e çfarë jo. Biznesi muzikor ka ndryshuar kaq shumë. Çdo gjë ka lidhje me produktin dhe biznesin. Një ditë kur po flisja me Roger Daltrey më tha se i vinte keq për bresin tim të muzikantëve. ‘Kur isha në moshën tënde gjithçka bënim ishte të hipnim në skenë dhe këndonim. Në kohët e sotme ju duhet të shkoni nëpër takime dhe kjo nuk është muzika’,- më tha ai. Dhe është e vërtetë, sot gjithçka bëhet për para, dhe mua nuk më bëhet vonë për to, për aq kohë sa kam mjaftueshëm për të jetuar”,‐ ka mbyllur rrëfimin e saj Joss Stone.

Advertisement