Dua Lipa publikon “Dance The Night” dhe sapo shtoi kureshtjen për filmin “Barbie”.

Dua Lipa ka publikuar këngën e saj për kolonën zanore të filmit “Barbie” dhe është plot ritëm, ngjyra e shkëlqim duke shtuar padurimin për 21 Korrikun.

Në “Dance The Night”, Dua përgatitet për të filmuar një videoklip dhe mëson një numër koreografie, kur një top vezullues bie nga tavani. Në ekran shfaqen fjalët: “Kjo Barbie po filmon një videoklip” dhe del një ushtri me Barbie.

Advertisement

Në fund të videos, regjisorja Gerëig ngrihet nga karrigia e saj dhe thotë: “Ku është ai topi gjigand vezullues? Na duhet ta gjejmë për të bërë tjetrën”.

Në albumin muzikor të filmit do të ketë këngë nga Ice Spice, Ava Max, Charli XCX, Karol G, Khalid, Nicki Minaj, The Kid Laroi etj.

Ryan Gosling, i cili luan rolin e Ken do të ketë një pjesë në këngë. Kjo nuk është hera e parë që zëri i tij do të mbesë në një projekt filmik pasi më herët ka bërë të njëjtën gjë në “Blue Valentine” dhe “La La Land”.