Drini Zeqo rrëfen historinë e trishtë të humbjes së babait!

Drini Zeqo është banori i parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri këtë të shtunë. Gjatë këtyre 2 ditëve të para të qëndrimit në shtëpi duket se Drini nuk ka pasur asnjë debat me banorët e shtëpisë.

Por nga ana tjetër, rrëfimet e ndjera nga ana e banorëve nuk kanë munguar. Ishte pikërisht Drini që vendosi të rrëfejë më tepër detaje rreth humbjes së babait të tij.

Advertisement

Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte… u ndamë kështu si të pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndejti vetëm 3 ditë në gjendje kome edhe nuk folëm dot më fare me atë. Ishte pak ndarje e papritur dhe e sforcuar e kupton dhe mbeti çdo gjë në mes e kupton…