Drew Barrymore kërkon divorcin

Drew Barrymore ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Will Kopelman, 3 muaj pasi kishin njoftuar se janë ndarë.
Sipas New York Daily News, aktorja ka plotësuar kërkesën e saj më datë 15 Korrik dhe shprehet se divorci është i pranuar nga të dyja palët.
Barrymore, 41 vjec, dhe Kopelman, 39 vjec, u lidhën në Shkurt të 2011-ës, pas vitesh miqësie.
Ata u martuan në Kaliforni në Qershor të 2012-ës dhe kanë së bashku dy fëmijë, vajzat Olive 3 vjece dhe Frankie 2 vjec.

Advertisement