Drejtuesja e programit “ofendon” Penelope Cruz

Fiziku i saj ka qenë gjithmonë qendra e vëmendjes dhe ndoshta kjo është arsyeja kryesore që Penelope Cruz është habitur teksa është pyetur nga drejtuesja e programit “Today” rreth “këmbëve të shëmtuara”.

Teksa ka qenë e ftuar “live” në këtë program para 5 milionë shikuesve, Penelope, me një fytyrë të nevrikosur është përgjigjur: “Nuk kam thënë kurrë që këmbët e mia janë të shëmtuara. Ndihem shumë mirë me to. Po e përsëris, nuk e kam thënë kurrë këtë”.

Advertisement

Duket se prezantuesja më pas është përpjekur të justifikohet se e kishte dëgjuar nga aktorja këtë gjë, lidhur me profesionin e saj në të shkuarën si balerinë.