Drejtësia, mblidhet sot Komisioni për komentet e Euralius

Komentet e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e vettingut po prezantohen sot në Komsionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Në këtë mbledhje, ekspertët e EURALIUS do të japin rekomandimet e tyre për 10 propozimet e bëra nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me ligjin për rivlerësimin e

gjyqtarëve e prokurorëve.
Materiali që demokratët kanë paraqitur për këtë çështje është 55 faqe.
Mbledhja ka nisur në orën 10:00 ndërsa në rendin e ditës është diskutimi i komenteve që EURALIUS ka bërë rreth opinionit të PD-së për ligjin e vettingut.
Pas votimit unanim në parlament të ndryshimeve kushtetutese ligji i parë i cili duhej kaluar në Kuvend ishte ai i Vettingut, për të cilin opozita solli në komision opinionin e saj.
Advertisement