Aktorja 37 vjeçare është fotografuar teksa dilte nga një klasë joga që e ndihmon për të përballuar shtatzaninë që po shkon drejt fundit. Barrymore u bashkua me kështu me grupin e nënave të tjera të njohura që bëjnë ushtrime joga në Los Angeles. Ajo dhe bashkëshorti Will Kopelman po presin me padurim ardhjen në jetë të fëmijës, ndërsa ceremonia e tyre e martesës u krye tre muaj më parë.
Cameron Diaz, mikja e ngushtë e aktores e njëkohësisht edhe shoqëruesja e saj në dasmë, organizoi një festë në pritje të lindjes së fëmijës.