Dr. Dre shtrohet me urgjencë në spital pas një problemi në tru

Legjenda e muzikës rap, Dr Dre është shtruar së fundmi me urgjencë në spital, si pasojë e një problemi serioz në tru.

Sipas “TMZ”, producenti 55-vjeçar është shtruar në spitalin “Sinai Medical Center” në Los Angeles ditën e hënë. Bëhet me dije se reperi vuan nga aneurizma cerebrale, që është një sëmundje e enëve të gjakut të trurit, çarja e të cilave mund të shkaktojë hemorragji me pasoja shumë të rënda për jetën, deri në fatale.

Advertisement

Megjithatë duket se ai është në gjendje të qêndrueshme shëndetësore pas shtrimit në spital, ndërsa është shprehur përmes një postimi në rrjete sociale se ndihet mirë dhe ka falenderuar stafin mjekësor që është kujdesur për të.

Unë jam mirë dhe stafi mjekësor po kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për mua. Do teal nga spitali dhe do të rikthehem së shpejti në shtëpi shëndoshë e mirë. Një falënderim s kon për gjithë stafin profesional mjekësor në Cedars. Dashuri për të gjithë!”

 

Dre ka marrë mesazhe nga shumë kolegë dhe miq të tij si Snoop Dogg, Ice Cube, Missy Elliot etj.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë karrierës së tij artistike qê zgjat prej disa dekadash, peoducent ka prodhuar hite edhe për Tupac, Snopp Dog, Eminem etj.