Doshi: S’jam i shqetësuar. Kokëdhima: Nuk ka prerje kokash

Deputeti socialist, Tom Doshi, deklaroi duke hyrë në selinë e PS, ku do mbahet mbledhja e grupit parlamentar, se nuk është i shqetësuar për vendimin që mund të merret.

Ndërsa deputeti Koço Kokëdhima tha se mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka për qëllim të përjashtojë Tom Doshin.
“Ne jemi mbledhur në mënyrë shoqërorë për të diskutuar dhe nuk kemi qëllim të përjashtojmë njeri apo të bëjmë prerje kokash”, ka thënë Kokëdhima.
Ndërkohë deputetët Fino, Blushi dhe Stërkaj thanë se do të flasin pas mbledhjes.
Më herët ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u pa në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mësohet se ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi.
Bashkëbisedimi mes anëtarit të qeverisë dhe drejtuesit të deputetëve të qeverisë, u zhvillua para mbledhjes së grupit parlamentar, që do të diskutojë për qëndrimet publike të Tom Doshit.
Ky i fundit të enjten e shkuar deklaroi, se nuk ka me paqe me Edi Ramen dhe të vërtetat, që ai do të deklarojë, do të trondisin mazhorancen.
Këto deklarata u pasuan nga një sërë takimesh të Tom Doshit fillimisht me Koço Kokëdhimen dhe me pas me Saimir Tahirin, i cili ka qenë shpesh objekt i kritikave të deputetit të Shkodrës, Doshi.

Advertisement