Doshi në Prokurori: “Do të jap dëshminë dhe provat”

Rreth orës 09:20 deputeti Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me deklaratat publike për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi.

Vetë deputeti bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se do të jetë sot në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij si dhe provat dhe videot që ai pretendon se ka për ngjarjen.
Fillimisht, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë të ditura se ftesa për të marrë dëshminë e tij ishte për më datë 6 mars, por siç shprehet vetë deputeti me kërkesë të tij ajo është vendosur për sot.
“Kam kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’i dhënë dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time, që të enjten paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia.” shkruan Doshi

Advertisement