Doshi e Frroku përballen në Prokurori, por Frroku sërish mohon

Në Prokurori kanë mbërritur sot paradite edhe deputetët Mark Frroku e Tom Doshi, të cilët do të ballafaqohen në lidhje me dëshmitë e dhëna për planin e pretenduar nga Doshi për vrasjen e tij dhe të Deputetit Mhill Fufi.

Doshi u ka thënë prokurorëve se Frroku i kishte telefonuar ndërsa gjendej në Budva për ta lajmëruar për rrezikun dhe se e kishte prezantuar me Durim Bamin.
Por Frroku, që dëshmoi të premten për këtë ngjarje, mësohet të ketë thënë se nuk ka dijeni për një çështje të tillë. Ai ka mohuar njohjen me Durim Bamin dhe telefonatën me Doshin.
Sot në mesditë pritet gjithashtu që në Prokurori të shkojë edhe Deputetit Mhill Fufi.
Pas nisjes së hetimit mbi pretendimet e Tom Doshit, Prokuroria ka urdhëruar marrjen e tij në mbrojtje. Deputeti i Shkodrës shoqërohet nga disa efektivë të policisë në çdo lëvizje.

Advertisement