Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen pak minuta më parë, për shkak të ngjarjeve të fundit, ku nënkampionia e botës Romela Begaj rezultoi pozitive.

Ky është rast i përsëritur për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, e cila rrezikon një pezullim të rëndë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Në këtë situatë, Federata shqiptare rrezikon një dënim deri në përjashtim për disa vite, gjithsesi për momentin të vetmin njoftim që bën të ditur zyrtarisht Federata Shqiptare e Peshëngritjes është largimi nga detyra i Elez Gjozës, e në vend të tij, i komanduar deri në përfundim të kampionatit europian për të rinj, që do të zhvillohet në Shqipëri, do të jetë Gudar Beqiraj.