Disa ditë më parë u mor vesh lajmi se gazetarja Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Për muaj me radhë, ajo kishte arritur ta mbante sekret, por shumë shpejt mbasi iu zbulua shtatzënia, morëm vesh edhe detaje të tjera për pritjen e saj. Edhe pse ndoshta s’ishte në dëshirën e Enit, kryeministri Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në programin e saj, e uroi publikisht, por jo vetëm kaq, zbuloi që gazetarja ka shtatzëni me binjakë dhe do të bëhet me dy vajza.
“Së pari njëherë më vjen mirë të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht që doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili që dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që ke vajza. Kështu që vetëm të mira. Nuk është sekret besoj diçka që e ke thënë?”, tha ai për shtatzëninë e saj.
“E ka thënë paparaci i Panoramës, por po e konfirmoj”, u përgjigj Eni Vasili.