Donald Trump shpallet për të dytën herë si “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja Time!

Donald Trump është shpallur sërish “Njeriu i Vitit” i revistës Time, për herë të dytë në më pak se një dekadë.

Advertisement

Trump mori titullin edhe në vitin 2016, pas fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe tani i bashkohet grupit të njerëzve që janë zgjedhur dy herë. Grupi përfshin tre presidentët e fundit me dy mandate: Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. (Franklin D. Roosevelt është i vetmi person që i është dhënë titulli tre herë).

Trump ka pasur një marrëdhënie të ‘stuhishme’ me revistën Time. Pasi u emërua personi i vitit në vitin 2016, ai e përshkroi revistën si një botim “shumë të rëndësishëm” dhe tha se i kishte dhënë një “nder të jashtëzakonshëm”.

Por Trump, i cili kishte fituar një garë polarizuese presidenciale, në të cilën ai humbi votën popullore, u përplas me revistën, e cila e përshkroi atë si “president i shteteve të ndara të Amerikës”.

Për “Njeriun e Vitit 2024”, Trump ishte në garë me Zëvendës Presidenten Kamala Harris; Princeshën e Uellsit, Katerina; kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu; presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum; miliarderi Elon Musk dhe sensacionin e podcast-it Joe Rogan.

Donald Trump i tha prestigjiozes Time në një intervistë së bashku me emërimin e tij se një nga veprimet e tij të para zyrtare si president do të ishte falja e shumicës së protestuesve të akuzuar ose të dënuar për sulmin në Kapitol për të bllokuar certifikimin e fitores së Biden.