Don Xhoni dhe Ariana, prindër për herë të parë?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana, kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë, veçanërisht pas ndarjes dhe dedikimeve që i bënë njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale. Së fundmi, u supozua se janë martuar dhe pas kësaj, mendohet se do të bëhen prindër.

Ariana, emri i së cilës ka ndryshuar tashmë në Instagram nga Ariana Riley në Ariana Isufi, postoi një foto shoqëruar me një emoji të një gruaje shtatzënë.

Advertisement

Në komente, shumë ndjekës e urojnë për shtatzëninë, ndërkohë që të tjerë bëjnë shaka duke e pyetur nëse do të quhet “Alexander apo Jashar”.