Këngëtari Don Omar zbuloi në Instagram se është diagnostikuar me kancer. Artisti (emri i vërtetë i së cilit është William Omar Landrón Rivera), tregoi se është optimist për trajtimin e sëmundjes.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer”, u shpreh ai, teksa publikoi një byzylyk nga qendra e trajtimit në Orlando. “Shihemi së shpejti. F*ck kanceri”, vijoi ai.
Lajmi për diagnostikimin e këngëtarit vjen pasi ai njoftoi se ishin hapur audicionet për turneun “Back to Reggaetón”, që do të zhvillonte.
Don Omar para rreth një viti u bë baba. Në jetë erdhi djali i tij i parë, Nicolás Valle Gómez.