Legjenda amerikane e muzikës country, Dolly Parton, foli publikisht për shëndetin e saj dhe humbjen personale për herë të parë pas disa muajsh, duke theksuar se po shërohet dhe po kujdeset për veten pas sfidave të fundit.
Gjatë fjalimit kryesor në hapjen e sezonit të ri të parkut tematik Dollywood, Parton ndau detaje rreth gjendjes së saj para audiencës. Sezoni i këtij viti shënon vitin e 41-të të parkut që nga hapja e tij në Tenesi.
“Siç e dini, nuk kam qenë në turne. Kam pasur disa probleme të vogla shëndetësore dhe po kujdesem mirë për to“, tha ajo.
Këngëtarja foli gjithashtu për barrën emocionale pas vdekjes së bashkëshortit të saj Carl Thomas Dean, me të cilin ishte e martuar për 58 vjet, i cili ndërroi jetë më 3 mars të vitit të kaluar në moshën 82 vjeç.
“Isha thjesht pak e rraskapitur, duke vajtuar për Carlën dhe shumë gjëra të tjera të vogla që po ndodhnin. Sapo arrita aty ku duhej të isha për t’u rikuperuar shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Por gjithçka është mirë. Nuk më ka ngadalësuar“, shpjegoi ajo.


