Një dokumentar i ri mbi adoptimet në Kamboxhia hedh dyshime të reja. Maddox, djali i madh, i birësuar i Angelina Jolie në fakt mund të jetë i rrëmbyer prej familjes së tij.
Jolie është vetëm një nga qindra amerikanë që përdorën Lauryn Galindo për të adoptuar fëmijë nga Kamboxhia. Ata nuk ishin sigurisht në dijeni të hileve që drejtuesja e kompanisë, bashkë me motrën e saj përdornin. E vërteta do të dilte më vonë në dritë.
Galindo ndryshonte identitetin e fëmijëve, ditëlindjen dhe të dhëna të tjera për të humbur gjurmët e tyre. Më vonë ajo u përball me ligjin, por sot, dokumentari investigativ i hyn çështjes më thellë dhe përmend rastin e Maddox. A ishte ai vërtet një jetim që kishte nevojë për familje? Mos vallë Maddox është rrëmbyer nga familja e tij biologjike. Apo mos ndoshta u përfitua nga një nënë e varfër që mund ta ketë shitur edhe për 100 dollarë?
Jolie në vitet kur u zbulua skandali tha se kishte bërë shumë përpjekje për të verifikuar që Maddox nuk i kishte prindërit gjallë.
Ajo tha: “Unë kurrë nuk do t`i rrëmbeja një nëne fëmijën e saj. As nuk e imagjinoj dot sa e tmerrshme është kjo gjë”.
Por tashmë kineastja Elizabeth Jacobs është e vendosur të zbulojë deri në fund të vërtetën rreth birësimeve të Galindos në një dokumentar të ri të quajtur “The Stolen Children”, “Fëmijët e rrëmbyer”.
Ajo do të udhëtojë në Kamboxhia dhe shpreson të gjejë më shumë detaje rreth birësimit të Maddox.