Dokumentari ‘Beckham’ nominohet me pesë çmime ‘Emmy’.

Së fundmi, David dhe Victoria Beckham kanë ndarë me fansat e tyre reagimet emocionuese për nominimet e çmimeve “Emmy” për vitin 2024.

Për revistën “Hello”, David ka thënë: “Është vërtetë nder për mua dhe për të gjithë skuadrën krijuese që ka punuar për dokumentarin “Beckham”.

Advertisement

Çifti është nominuar në pesë kategori për dokumentarin që u shfaq në Netflix në fund të vitit 2023.

Ishte një udhëtim kaq i bukur krijimi i këtyre serive të jetës sime, të jetës sonë, një letër dashurie për futbollin dhe për familjen time. Nga ana tjetër, ka qenë vërtetë prekëse për mua dhe Victorian që u pritëm kaq mirë nga publiku. Jam shumë mirënjohës!”, ka thënë David.