Dojna Mema dhe Vlashent Sata, drejt martesës: ‘Gjithmonë PO’

Kur Dojna Mema tha se e pëlqen martesën, por “pa propozim nuk lëviz nga mami” e kishte seriozisht dhe Vlashenti e mori mesazhin. Përmes një videoje në Instagram, Dojna dhe Vlashenti njoftuan se kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

“Gjithmonë PO” shkruan Dojna duke nënkuptuar se pyetja e famshme është bërë. Ata nuk zbulojnë detaje nga propozimi, por duket se ka ndodhur diku rreth Casa Batlló në Barcelonë. Okkk, mjaftueshëm romantike duket.

Advertisement

Në shkurt të këtij viti, kur u pyet nga ndjekësit në Instagram, Dojna u shpreh: “Për momentin, nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me Covid dhe kohërat që po jetojmë s’më duket momenti. Pastaj jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im.”

Në një intervistë për Anabel gati një dekadë më parë, Vlashenti e përshkroi vajzën e tij të ëndrrave si “një njeri të thjeshtë dhe të veçantë, me sytë plot me jetë, me ëndrra plot, me zemër fëmije e me forcën për t’ia dalë vetë në jetë”. Vajza e tij e ëndrrave dukej Dojna Mema. Lidhjen e konfirmuan në dhjetor të 2020-s.