Ylli i Hollivudit është e kënaqur me karrierën e saj të shkëlqyer, por dikur ka ëndërruar që t’a kalonte jetën e saj duke shpëtuar kafshët. “Unë kam dashur të isha veterinere. I dua kafshët, por pastaj zbulove se kjo mund të ishte një shkencë e vështirë. Prindërit dhe vëllezërit e mi janë të gjithë aktorë. Jam rritur në këtë mënyrë”,- ka thëne Julia Roberts. Kështu vëllai i saj Eric dhe motra Lisa Roberts Gillian janë aktorë. Prindërit e saj, Betty Lou dhe Walter Roberts, për një kohë shkruanin. Si përfundim zgjedhja për t’u bërë aktore ishte e pashmangshme e si rrjedhojë Julia është ylli më i famshëm në familjen e saj.