Aktori dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.
Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.
Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan DiCaprio.
Ai është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës, përfshirë edhe lumin Vjosa në vendin tonë.