Do të bëhemi të gjithë ROBOCOP?

Falë kërkuesve të Universitetit të Washingtonit dhe Aalto të Finlandës jemi tashmë një hap përpara drejt integrimit të informacionit në kohë reale. Në fakt shkencëtarët kanë projektuar prototipin e parë të lenteve të kompjuterizuara, në të cilat mund të shohim informacione virtuale. Sistemi nuk përbën rrezik për kornenë e syrit dhe as për organizmin e tashmë është testuar tek kafshët. Lentja për momentin përmban vetëm një pixel, por është treguar se koncepti për të cilin po flasim funksionon. Kjo mund të çojë tek lentet e kontaktit me të cilat mund të bëhet i mundur p.sh. leximi i e-mailit apo do të jetë e mundur të kontrollohen parametrat mjekësorë si p.sh. niveli i glukozës, kjo duke lidhur në trupin e përdoruesit disa biosensorë.

Kërkuesit po përpiqen që të përmirësojnë dizajnin e antenës dhe të optimizojnë frekuencat e transmetimit për të fuqizuar sistemin wireless, që për momentin lejon përdorimin e lenteve me shumë pak centimetra distancë nga bateria. Hapi i radhës do të jetë projektimi i mesazheve të shkruar në lente. Kërkuesit kanë pohuar se rruga që duhet përshkuar është ende shumë e gjatë, por padyshim ky është një fillim i mirë.

Advertisement