Do bëhem shef kuzhine!

Thursday, December 18, 2025

Por në qoftë se karriera e tij nuk shkon siç duhet, Mel Gibson ka një plan B: të bëjë shefin e kuzhinës. Gjatë një interviste për "La Repubblica" aktori ka folur për të ardhmen profesionale dhe për problemet private (beteja e fundit me ish-partner Oksana Grigorieva për kujdestarinë e vajzës së tij pas dhunës së ushtruar). Nëse i referohemi problemeve personale fillimisht pati një arrestim për dehje dhe sharje anti-semite të aktorit. “Gjëja më e tmerrshme është se kam lënduar familjen time. Unë nuk mund të bëj asgjë, veçse të përpiqem për të ecur përpara. Gjëja e rëndësishme është që flas për çdo gjë që ka ndodhur me fëmijët e mi, të paktën me më të mëdhenjtë. Për fat të mirë, vajza është akoma shumë e vogël për të kuptuar”,- tha Gibson. Përsa i përket karrierës profesionale aktori ka thënë: “Betohem se nuk më intereson nëse nuk mund të luaj. Duhet të luaja tek HANGOVER 2, por për shkak të problemeve të mia private, produksioni ka vendosur se ishte më mirë që unë të mos shfaqem. Nëse nuk mund të interpretojë më nëpër fima, mund të bëjë shefin e kuzhinës. Unë jam në gjendje të bëjë një darkë për pesëdhjetë njerëz në një çast të vetëm. Më thuaj se çfarë pëlqen dhe unë t’a gatuaj menjëherë”. Ku i dihet në të ardhmen mund t’a shohim Mel Gibson në një reality show ku n’a shfaq aftësitë e tij si kuzhinier?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -