Djali pastrueses tregon itinerarin që bënë ditën që vodhën kasafortën e Alda Klosit: Me paratë blemë dy Mercedes-Benz!

Havier Dobi ka pranuar në dëshminë e tij se me një pjesë të parave të grabitura në banesën e Alda Klosit ka blerë dy automjete tip Mercedes Benz.

Ai ka rrëfyer para hetuesve itinerarin që ndoqën me nënën e tij, Rozeta Dobi më 15 dhjetor, ditën kur gabitën kasafortën brenda dhomës në shtëpinë ku zyrtarja e Kryeministrisë kishte marrë me qira.

Advertisement

Ai u shpreh se nëna e tij hyri në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa vetë qëndroi në makinë. Sipas tij, e ëma qëndroi për rreth 10 minuta brenda banesës dhe doli me një çantë shpine dhe kur mbërritën tek lagjja nxori nga çanta një kasafortë dhe e hodhi në kosh. Ndërsa sipas tij, ajo i tregoi për paratë e vjedhura vetëm disa ditë më vonë.

Dëshmia e Havier Dobit:

“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në kompleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes Benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD.”