Djali i Tom Hanks i varur nga kokaina

Djali i Tom Hanks, Chester, ka treguar se është i varur nga kokaina dhe për këtë arsye ka nisur të shkojë në një qendër rehabilitimi për të luftuar problemet e tij.

Përmes llogarisë së “Instagram”-it, 25-vjeçari, ka publikuar disa video ku tregon: “Vazhdoj të shkoj në një qendër rehabilitimi. Po mundohem të lë gjithçka dhe po eci shumë mirë. M’u desh të shihja veten time, jetën dhe gjithë budallallëqet që bëja dhe arrita në përfundimi se kështu nuk mund t’ja dal”.

Advertisement

Ai gjithashtu ka shtuar: “Disa muaj më parë unë shisja dhe pija drogë deri në atë pikë saqë hundët e mia nuk ishin në gjendje të thithnin më”.

Muzikanti shprehet se beteja e tij me drogën erdhi si pasojë jetës që bënte dhe vështirësitë që hasi për t’ju përshtatur dhe ndjekur hapat e babait të tij të famshëm.