Djali i Almeda Abazit, pjesë e filmit më të ri të babit të tij

Pak kohë më parë, bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, zbuloi se ka nisur një projekt të ri. Aktori është protagonist në filmin më të ri turk me titull “Şampiyon”. Lajmin, Tolgahan e bëri të ditur duke publikuar në Instagram një foto më të birin nga shesh-xhirimi.

Menjëherë pas kësaj, ne të “News31.al” menduam se surpriza e vërtetë do të jetë pjesëmarrja e Efehan-it të vogël. Dhe në fakt aludimi jonë paska qenë i vërtetë!

Advertisement

Lajmin e bukur e konfirmuan ditën e sotme vetë çifti të cilën publikuan promon e filmit. Videoja hapet pikërisht me Efehan i cili teksa qëndron në prehrin e babit, thotë për herë të parë fjalën “baba”. Aktori ka treguar kjo ka qenë vërtetë hera e parë që djali i tij ka thënë atë fjalë.

Me siguri që ky do të jetë një ndër kujtimet më të bukur në jetën e vogëlushit.

/News31.al/