Divorci dhimbja më e madhe

Ylli i kinematografisë u martua me të dashurën Sheree Zampino në vitin 1992 dhe patën një fëmijë para se të vendosnin t’i jepnin fund lidhjes në 1995‐ën. Smith tashmë e di se si të manovrojë me të ultat e të ngriturat e jetës bashkëshortore që kur u lidh me bashkëshorten aktuale Jada Pinkett Smith dhe mendon se po të ishte përpjekur më tepër mbase martesa e parë do të kish vazhduar. “Martesa e parë është padyshim humbja më e dhimbshme në jetën time. Mund t’i kisha rregulluar gjërat, nuk ishte dhe aq keq. Me Jadën unë u betova para Zotit, familjes dhe miqve se do të qëndronim bashkë derisa vdekja të n’a ndante. Kështu ka vetëm dy mënyra: do të qëndrojmë bashkë deri në vdekje, ose do të jem i vdekur”,‐ ka thënë aktori. Ai ka vazhduar të rrëfejë se me Jadën sigurisht që ka probleme, si të gjthë. Nëse bëhen gabime duhet të jeni më të kujdesshëm para se të betoheni para Zotit, familjes dhe miqve.

Advertisement