Një mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kryekuq të Divjakës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shpërdorim detyre.
62-vjeçari Demir Hoxha, sipas hetimeve paraprake dyshohet se kryente vazhdimisht marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur në ambientet e shkollës me një nxënëse 12-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga familjarët e nxënëses së dhunuar seksualisht me incialet A.K.
Mësuesi, banorë i fshatit Zharnec është vënë në pranga nga policia dhe çështja e tij do t’i kalojë Prokurorisë së Lushnjes për hetime të mëtejshme.