Diva e muzikës/ Tina Turner e mbajti të fshehtë betejën e saj të fundit…

Tina Turner en un concierto en Colonia, Alemania, el 16 de enero de 2009. La cantante falleció a los 83 años, se informó el 24 de mayo de 2023. (AP Foto/Hermann J. Knippertz, archivo)

Ajo ishte një artiste e mbijetesës- në moshë të re, si grua e rritur dhe më pas në pleqëri kur e ndiqnin nga pas sëmundjet e pabesa. Tina Turner ndau pothuajse gjithçka me fansat e saj.

Por rrugëtimin e fundit, luftën e vështirë për jetën, ajo e mbajti për vete.

Advertisement

Ikona e muzikës vdiq pas një sëmundje të gjatë në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Kuesnacht të Zvicrës, njoftoi agjenti i Turner të mërkurën në mbrëmje. Menaxhmenti i yllit nuk specifikoi shkakun e saktë të vdekjes.

Tina Turner jetoi në skenë dhe e dashuronte atë. Ajo performoi mirë deri në pleqëri, por vitet e fundit po përballej gjithmonë e më shumë me probleme shëndetësore.

Në vitin 2009, Tina Turner organizoi turneun e saj të fundit madhor- me pothuajse 50 koncerte të shitura në mbarë botën. Po atë vit, ajo zbuloi se veshkat e saj nuk po punonin më siç duhet…

Tina Turner vuante nga presioni i lartë i gjakut që nga vitet 1970. Sëmundja e veshkave pasoi dhe superylli duhej të trajtohej. Më vonë e ndërpreu mjekimin dhe në vend të saj mori ilaçe homeopatike. Një gabim i madh, siç e pranoi më vonë Tina: “I kisha shkatërruar veshkat”.

Që të tjerët të mos bëjnë të njëjtin gabim si ajo, ajo publikoi një pjesë të historisë së saj të sëmundjes në blogun: “Tregoni dashuri për veshkat”.

Ndihma më e fortë ishte dashuria e saj e madhe, bashkëshorti Erwin Bach, 67 vjeç. Ai i dhuroi një veshkë Turner gjashtë vjet më parë, duke i shpëtuar jetën. Ai kaloi shumë me Tinën e tij për gati 40 vjet, veçanërisht në fazën e fundit të jetës së saj…

Menjëherë pas martesës në vitin 2013, Tina Turner pësoi një goditje në tru dhe në vitin 2016, një vit para transplantimit të veshkës, ajo u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë. Dhe tani vdekja.

“Mblodha luaneshën time të brendshme dhe gjëmova. Bërtita e bërtita pa pushim, derisa i kapërceva të gjitha problemet shëndetësore, ashtu si çdo sfidë tjetër më parë,” shkroi Tina Turner në librin e saj në vitin 2020.

Dhe nëse nuk mundi ta fitonte betejën e fundit, ajo me siguri do të jetojë me muzikën e saj edhe për një kohë të gjatë…