Nga përtej oqeanit mbërrin dieta e shampanjës. Kjo dietë jo vetëm që lejon konsumimin e alkoolit (më ekzaktësisht të shampanjës), por e rekomandon konsumimin e 1 deri në 2 gota në ditë si pjesë e programit dietik. Kush e ka provuar nuk ka dyshime: Dieta e Shampanjës ndërthur dy pjesë, jetën e shëndetshme dhe argëtimin. Cara Alwill Leyba është një vajzë new yorkeze 31 vjeçare dhe tregon se ka arritur të transformohet duke ndjekur këtë regjim ushqimor. Ajo është shndërruar nga një grua në depresion të vazhdueshëm për peshën, në një grua entuziaste dhe padyshim më e dobët. “Një gotë normale shampanje ka vetëm 91 kalori, por ka marka light të cilat për një gotë kanë 65 kalori”,- ka shpeguar Cara Alwill për britaniken Daily Mail. Më pas dieta parashikon një regjim ku asnjë ushqim nuk është i ndaluar, por preferohen ushqimet e një kualiteti të lartë, të pasura me elementë ushqyes dhe të shijshme, për një total prej 1.200 – 1.400 kalori/ditë. “Për një vakt të shpejtë, mund të konsumoni salmon të tymosur, baget, sallatë jeshile dhe padyshim një gotë shampanjë”,- ka shpeguar Alwill e cila shumë shpejt do të publikojë edhe një libër me titull “Lamtumirë cheeseburger, patate dhe coca-cola”, ku do të rrëfejë eksperiencën e saj me këtë regjim ushqimor.
Filozofia që qëndron pas kësaj diete është e bazuar në konceptin se konsumimi i ushqimeve të mira ndihmon për t’i dhënë vlerën e duhur shëndetit dhe trupit tuaj: në këtë mënyrë gjithashtu zvogëlohet tendenca të ngrënë në mënyrë abuzive. “Nëse hani mirë dhe ju ndiheni mirë e si rrjedhojë jeni më pak të predispozuar të zgjidhni ushqime me shumë kalori”,- ka shpeguar Dearbhla McCollough, psikologe në Universitetin e Roehampton. Kjo është një përqasje që nuk i sheh kundra të gjithë specialistët e tjerë të ushqimit. Kështu Elisabeth Weichselbaum e British Nutrition Foundation tregon se një apo dy gota shampanjë nuk bëjnë dëm, por është shumë e rëndësishme të mos kalohen limitet javorë. Gjithashtu ajo nuk i rekomandon askujt që të rrisë konsumimin e alkoolit për shkak të një diete të tillë…