Leonardo DiCaprio ka lajmëruar se fondacioni i tij do të dhurojë mbi 15 milionë dollarë për projekte në mbarë botën për mbrojtjen e mjedisit, gjatë një fjalimi të dhënë në “World Economic Forum” në Zvicër.
Në fjalimin e dhënë ai është shprehur: “Ne thjesht nuk mund të lejojmë që kompani të qymyrit, naftës apo gazit të vendosin për të ardhmen e njerëzimit. Këto subjekte me një interes financiar po shkatërrojnë mjedisin, duke hedhur poshtë dhe madje kanë ndryshuar evidencat për ndryshimet klimatike. Le t’i japim fund kësaj. Ju e dini mirë, bota e di mirë. Do të mbetet histori që ky shkatërrim po bëhet nga vetë ne”.
DiCaprio ka lajmëruar gjithashtu se kjo shumë parash do të mbështesë projekte për mbrojtjen e tokës dhe detit, duke mbrojtur gjithashtu edhe speciet në zhdukje.