Aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio është kritikuar shpesh për mënyrën e tij të jetës dhe predikimet në lidhje me ndryshimin e klimës.
Por, fondacioni i yllit të filmit “The Wolf of The Wall Street”, ka lajmëruar një ditë më parë se do të dhurojë 15 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit si dhe për fuqizimin e aktivistëve dhe organizatave që luftojnë për të mbrojtur planetin tonë.
Shkatërrimi që po i bëhet mjedisit është tepër i rëndë për t’u injoruar, ka thënë aktori 40 – vjeçar, dhe prandaj unë dëshiroj të dhuroj një dorë për të ndihmuar për këtë sfidë të madhe të njerëzimit, ka përfunduar ai.