Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij e re, Ela Kawalec, nuk i fshihen syve të fansave e kureshtarëve.
Të dy ata kanë dalë për një shëtitje me bicikleta rrugëve të Nju Jorkut.
Por aktori 41-vjecar dhe modelja polake nuk kanë rënë shumë në sy, pasi kishin zgjedhur të fshiheshin poshtë kapeleve dhe syzeve të diellit.
Të dy ishin veshur në mënyrë mjaft sportive.
Më pas ata janë parë duke ecur të përqafuar.
Prej kohësh ka thashetheme lidhur me lidhjet e mundshme të DiCaprio-s. Shpesh është aluduar për një marrëdhënie të mundshme mes tij dhe disa supermodeleve si Bar Refaeli, Toni Garrn dhe Gisele Bundchen. Madje është përfolur edhe se ishte lidhur me Rihanna-n.