Dibër – Topalli prezanton kandidatët për deputetë

Në këto takime Kryetarja e Kuvendit, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut Dibër, Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Selami Xhepa, Marjana Bulku dhe Dhurata Cupi. “Në këto 4 vite, çdo ditë, çdo muaj kemi menduar si të kapërcejmë veten, si të kapërcejmë përtej atyre premtimeve që kemi realizuar. E kemi bërë me rrugët nacionale, me energjinë elektrike, me laboratorë kompjuterikë. Kurrë Shqipëria nuk ka qënë më dinjitoze, kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të respektuar” u shpreh Topalli. Në komunat Kastriot dhe Fushë-Aliaj Kryetarja e Kuvendit theksoi se “në mandatin e parë ne kemi bërë atë që ishte gati e paimagjinueshme. Katër vite përpara gjetëm një Shqipëri, të radhitur si e para në vendet më të korruptuara, si vendi me monopolet më të mëdha me kriminalitetin më të madh”. “Sot kemi një Shqipëri që është shpallur me qeverinë e saj si kampione në luftën kundër korrupsionit. Sot kemi një Shqipëri që ka një imazh tjetër, sot jemi në NATO. Sot jemi shumë afër BE-së”, shtoi më tej kryeparlamentarja.

Advertisement