Dy kandidatët e prezantuar dje bashkë edhe me kandidatët e Bulqizës dhe Matit do të përfaqësojnë PLL-në në listën shumë-emërore të qarkut Dibër për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gazmend Lita është anëtar i Kryesisë së PLL-së dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, kryetar i degës së PLL Dibër dhe biznesmen i suksesshëm që prej më shumë se një viti është rikthyer në atdhe nga SHBA ku ka jetuar për një kohë të gjatë duke marrë një edukim dhe formim perëndimor. Ndërsa sipas kryetarit të PLL, kandidatja tjetër Lulzime Lela shquhet për vlerat e saj intelektuale. Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se “zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një garë politike ndërmjet modeleve dhe programeve qeverisëse, ku çdo parti do të vlerësohet mbi bazën e suksesit të saj, premtimeve të mbajtura, vlerave të individit dhe kontributeve të dhëna në zhvillimin e shtetit shqiptar. Ai shtoi se “PLL ka të drejtën e plote morale që të kërkojë votat e elektoratit shqiptar sepse është një parti me një program të pasur që i jep zgjidhje përfundimtare dhe të shpejte çështjeve ende te pazgjidhura të shoqërisë shqiptare”. “Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit elektoral ndërmjet PLL dhe PD si dhe pjesëmarrja edhe me partitë e tjera në koalicionin është një bashkim vlerash për t’i paraqitur elektoratit shqiptar alternativën më të mirë e cila do të jetë padyshim edhe alternativa fituese’ shtoi më tej Spahiu.