Dibër – Komisione për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

Lajmi bëhet i ditur nga prefekti i rrethit të Dibrës, Xhaferr Seiti, sipas të cilit në orën 10.00 do të mblidhet shtabi i emergjencës për të diskutuar mbi situatën urgjente që është krijuar si pasojë e tërmetit prej 7 ballësh në disa zona të Peshkopisë. “Do të ngrihet komision në të gjitha komunat që të identifikojnë edhe dëmet, për t’i vlerësuar ato. Deri tani, dimë se kemi të shkatërruara 6 shtëpi në Shupenzë, 3 në komunën e Gjoricës dhe 1 në Ostren”, është shprehur prefekti i Dibrës. Ai bën me dijeni, se nuk ka asnjë të lënduar nga ky tërmet, ndërsa banorët e zonës tregojnë se ky ka qenë tërmeti më i rënë ndonjëherë që nga viti 1979.

Advertisement