Vdekja e Whitney Houston ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për gjithë botën e muzikës dhe fansat e saj.
Ajo do të mbahet mend gjithmonë si një ndër këngëtaret me zërin më të mrekullueshëm. Por duket se shumë shpejt fansat e këngëtares do të kenë mundësi të shohin edhe një dokumentar për karrierën e saj, gjë e cila është konfirmuar nga regjisori, Kevin Macdonald. Dokumentari pritet të sjellë detaje të reja edhe nga jeta personale e ikonës së muzikës.
Gjatë një interviste për mediat, regjisori i dokumentarit është shprehur: “Whitney” është një histori familjare intime që zbulon një anë të re për një grua, që as njerëzit e saj më të afërt nuk e njihnin. Për këtë projekt dua të falenderoj ata që më besuan çelësin e shtëpive DHe pronave të saj, me qëllim që unë të mblidhja disa të dhëna të vlefshme për dokumentarin që do t’iu mahnisë të gjithëve.