Devoll – Ahmetaj, PS vëmëndje të vecantë zonave rurale

Ai i ka vlerësuar të pranishmit duke i thënë se ata janë shumë punëtorë dhe se meritojnë më tepër dinjitet e vëmendje nga ana e shtetit. Ahmetaj i bëri me dije të pranishmëve në takimin me të se me fitimin në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste do t’i kushtojë një vëmëndje të veçantë zonave rurale dhe se në programin e saj e ka të detajuar mirë se si do ta arrijë zhvillimin e vazhdueshëm nëpër fshatra. “Kjo do të bëhet e mundur përmes një politike nxitëse e stimuluese për bujqit, si dhe infrastrukturës së nevojshme për nxjerrjen e produkteve të tyre në treg apo dhe mbrojtjes nga konkurrenca e pandershme” tha Ahmetaj. “Ju keni një mision të rëndësishëm, si të gjithë shqiptarët. Ju keni misionin e ndryshimit. Ndryshimi që do të sjellim së bashku, do të vlerësojë punën tuaj. Ndryshimi do të sjellë vlerësimin e njeriut të thjeshtë, që punon përditë për familjen, për veten dhe fëmijët e vet. Misioni ynë është të ndryshojmë një qeveri, e cila ju ka kthyer kurrizin, një qeveri e cila prodhoi Gërdecin, prodhoi korrupsionin në të gjithë Shqipërinë, prodhoi indiferencën ndaj njerëzve si ju dhe si ne.” shtoi më tej ai.

Advertisement